Real Madridi befasohet nga Sociedadi në gjysmëfinale të ‘Copa Del Rey’
Është mbyllur para pak çastesh dueli i tretë çerekfinal i “Copa Del Rey”, me një befasi të dorës së parë.
Sociedadi ka eliminuar Real Madridin, duke e mposhtur 3-4 në Santiago Bernabeos.
Me një lojë të fortë në mbrojtje, të mençur në mesfushë dhe “vrastare” në kundërsulm, mysafirët shënuan një nga fitoret më të mëdha në histori të klubit.
Serinë e golave e hapi Odegaard në minutën e 22’të, derisa Isak shënoi dy herë në minutat 54′ dhe 56′, para se Moreno të realizojë në të 69’tën. Për vendasit në listën e realizatorëve hynë Marcelo, Rodrygo dhe Nacho.