Sporti

Real madrid fitore bindese ndaj Alaves

Real Madridi i ka shënuar tre gola në portën e Deportivo Alaves, në ndeshjen e javës së 22-të në La Liga që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Pas disa rasteve të krijuara nga vendasit, rezultati u zhbllokua në minutën e 30-të, kur Sergio Reguilon asistoi te Karim Benzema dhe francezi realizoi.

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërkohë që rastet nuk munguan edhe në vazhdim të lojës.

Goli i dytë erdhi në minutën e 80-të. Junior Vinicius pranoi një top nga Marco Asensio dhe shënoi me një goditje brilante.

Mariano Diaz, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, e gjeti golin pas një harkimi nga Alvaro Odriozola në minutat shtesë (90’+1)…