Reagon Vucic: Kosova po i teston serbët në veri që duan të jetojnë në Serbi
Presidenti serb, Aleksandar Vucic tha se provokimet e reja të Prishtinës janë një problem serioz dhe se me veprimin e fundit në veri të Kosovës, ata donin të provokonin serbët dhe të shihni se kush është dhe në ç’mënyrë është i gatshëm t’iu rezistojë.
Duke komentuar aksionin e djeshëm të Policisë në lokale, Vucic tha:
“Dje kemi pasur një shqetësim të serbëve në veri pasi ata gjoja kanë vizituar bastoret për ‘t’i arrestuar makinat’që serbët i mbajnë nëpër bastore.
Për të parë se kush dhe në ç’mënyrë do t’i kundërshtonte e pastaj të niseshin në aksionin tjetër për të kontrolluar raftet nëpër shitore dhe për të krijuar kështu pasqyrën e qartë rreth vendeve të mundshme të rezistencës në të ardhmen”, tha ai.
Ai thekson se ‘shqiptarët e Kosovës po dëshirojnë që në tërësi “ta vrasin çdo dëshirë të gjithë banorëve paqësorë e të dinjitetshëm që të jetojnë në atdheun e vet në Serbi’./