Të fundit

Reagon Trupi koordinues: MPB shpalli konkurs për polic, interesi i shqiptarëve ishte e dobët

Trupi koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i ka hedhur poshtë si “të pabaza dhe të papranueshme” pretendimet e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për shkelje të supozuar të të drejtave të njeriut dhe spastrim etnik të shqiptarëve në këto tre komuna në jug të Serbisë.

Sveçla më parë deklaroi se “diskriminimi” ndaj shqiptarëve në atë zonë tregohet nga “të dhënat” se në tre konkurset e mëparshme, asnjë shqiptar nuk është pranuar në radhët e policisë në ato tre komuna.

“Ministria e Brendshme disa herë ka shpallur konkurse publike për rekrutimin e oficerëve të rinj të policisë, por për fat të keq, interesi i kandidatëve nga komuniteti shqiptar mbeti shumë i ulët”, njoftoi Trupi Koordinues.

Gjithashtu vlerësohet se në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk po ndodh “asgjë e ngjashme me atë që po u ndodh serbëve në Kosovë dhe Metohi nën regjimin e Albin Kurtit”. Policia nuk hap zjarr ndaj civilëve gjatë festave fetare, nuk ngacmon maturantët e shkollave të mesme dhe nuk shkel të drejtat themelore të njeriut. Asnjë anëtar i komunitetit shqiptar në këto komuna nuk është i ekspozuar ndaj llojit të terrorit që përjetojnë çdo ditë serbët në Kosovë dhe Metohi. Përkundrazi, të drejtat e njeriut respektohen, institucionet bëjnë punën e tyre dhe të gjithë qytetarët gëzojnë lirinë e lëvizjes dhe shprehjes”, thuhet në deklaratë.