Të fundit

Nagip Arifi: Askush nuk mund ta përdhos flamurin kombëtar shqiptar

Veprimi i sotëm i përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar tek përmendorja e dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi në Konçul është i papranueshëm dhe një provokim për destabilizim të situatës në komunën e Bujanocit.

Dënoj ashpër një akt të tillë, i cili rrezikon paqen në Bujanoc, por edhe në Luginë të Preshevës.

Pas këtij incidenti, menjëherë kam njoftuar Ambasadën e SHBA-së në Beograd, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, atë të Republikës së Kosovës, si dhe Misionin e OSBE-së për rastin në fjalë.

Megjithatë, apeloj qytetarët që te ruajnë gjakftohësinë dhe mos të bien pre e këtyre provokimeve, sepse flamurin tone kombëtar askush nuk mund ta përdhosë, ndërsa ftoj organet e rendit që të marrin masa për gjetjen e akterëve të këtij akti vandal.” ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.