Reagon djali i komandant Lleshit: Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇPMB-së
Levent Qazimi, djali i Komandant Lleshit, ka reaguar në lidhje me shkrimet e disa mediave të Beogradit të cilat të atin e tij por edhe dëshmorët tjerë të UÇPMB-së vazhdojnë t’i quajnë si terroristë.
“Prindërit, djemtë, vëllezërit tanë nuk ishinin terroristë. Ata mbesin figurat më emblematike të historisë tonë kombëtare “, ka shkruar Qazimi duke bashkangjitur një fotografi të të gjithë dëshmorëve të UÇPMB-së.
Postimi i Qazimit:
Fushata primitive e një pjese të shtypit të Beogradit duke i quajtur dëshmorët tanë terroristë vetëm se dëshmon qëllimet e shtetit serb për të eliminuar çdo vepër sublime që është shqiptare.
Nuk mund askush ta njollosë kontributin e tyre, e sidomos Serbia me rrymat e errta të saj.
Prindërit, djemtë, vëllezërit tanë nuk ishinin terroristë. Ata mbesin figurat më emblematike të historisë tonë kombëtare. Dhe si të tillë do t’i kujtojmë gjithëherë.
Lavdi jetës dhe veprës së tyre!