Lajme

Reagon Çitaku ndaj deklaratave të ministrave serbë, kritikon ndërkombëtarët

Së fundmi, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të ministrave serbë për viktimat kosovare të luftës.

Çitaku përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq po i kërcënon serbët që janë të gatshëm të japin informacione për varrezat masive në Serbi.

Ndërsa ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për mosreagimin e tyre.