FutbollLajmeSporti

Reagon avokati i Ronaldos pasi policia amerikane kërkoi ADN-nën e portugezit

Avokati i Cristiano Ronaldos ka reaguar pasi policia e Las Vegasit ka lëshuar urdhrin për marrjen e ADN-së së yllit portugez për ta parë se a përputhen me ato të fustanit të Kathryn Mayorgas, e cila e akuzoi portugezin për përdhunim .
“Nuk është befasuese”, ka thënë Peter Christiansen.

“Ronaldo ka qenë i qetë dhe vazhdon të jetë i qetë me këto akuza, dhe nuk është shumë befasuese që policia kërkon ADN-nën e Ronaldos si pasojë e hulumtimit të tyre për rastin”.

Ronaldo është i akuzuar për dhunimin e Mayorgas në një hotel të Las Vegas, mirëpo sulmuesi i Juventusit gjithnjë i ka mohuar këto akuza ndaj tij.

ZGJEDH EDICIONIN

Reagon avokati i Ronaldos pasi policia amerikane kërkoi ADN-nën e portugezit

GAZETAEXPRESS E enjte, 10 Janar 2019 22:56 Avokati i Cristiano Ronaldos ka reaguar pasi policia e Las Vegasit ka lëshuar urdhrin për marrjen e ADN-së së yllit portugez për ta parë se a përputhen me ato të fustanit të Kathryn Mayorgas, e cila e akuzoi portugezin për përdhunim .
“Nuk është befasuese”, ka thënë Peter Christiansen.

“Ronaldo ka qenë i qetë dhe vazhdon të jetë i qetë me këto akuza, dhe nuk është shumë befasuese që policia kërkon ADN-nën e Ronaldos si pasojë e hulumtimit të tyre për rastin”.

Ronaldo është i akuzuar për dhunimin e Mayorgas në një hotel të Las Vegas, mirëpo sulmuesi i Juventusit gjithnjë i ka mohuar këto akuza ndaj tij.

Në vitin 2009, Mayorga dhe Ronaldo e kishin arritur një marrëveshje, sipas së cilës portugezi do ta paguante atë 350 mijë euro për të mos folur më kurrë për këtë ngjarje. Megjithatë, tani, nëntë vite më vonë, Mayorga është inspiruar nga lëvizja “Me too” dhe e ka bërë publike akuzën.

Policia e Las Vegasit e ka konfirmuar se padia fillestare për këtë rast ishte bërë në vitin 2009, por atëherë Mayorga nuk e kishte përmendur emrin e Ronaldos. Tani, pasi ajo pretendon se personi që e kishte përdhunuar është Ronaldo, Policia e Las Vegasit i ka hapur hetimet përsëri.