Lajme

Reagon ashpër Kosnett: Jam thellë i dëshpëruar me deputetët kosovarë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka reagur ashpër me emërimin e Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA).

Kosnett ka thënë se Ambasada e Amerikës përkrah reagimin e Ambasadës së Britanisë pas vendimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar Naser Shalën në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Kosnet ka thënë se ndjehet i dëshpruar nga ky vendim i deputetëve të Kuvendit për të emëruar drejtuar profesional në krye të kësaj Agjencie.

“Pajtohem me Ambasadën e Britanisë. Jam thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës”, ka shkruar Konsett në Twitter.

“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”.