Reagimi i Nismës: Saktësia e exit polleve nuk vlen sidomos për partitë̈ e vogla
Partia Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Exit Polleve për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas të gjitha sondazheve Nisma nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, shkruan Gazeta Insajderi.
Nisma në postimin e tyre në Facebook, kanë shkruar se saktësia e Exit Polleve nuk vlen për partitë e vogla.
Postimi i plotë:
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!
Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!
Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!
Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.
Zyra për Informim e NISMA Socialdemokrate!