Të fundit

Rashiti thirrje deputetëve shqiptarë që ta ngrisin zërin dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre në parlamentin e Serbisë

Shkruan : Gani Rashiti

“ADSH – Lugina e bashkuar”
Të nderuar/a deputet shqiptarë të ardhshëm të Parlamentit të Serbisë.Shumë shpejt pritet që të bëhet qertifikimi i zgjedhjeve parlamentare të cilat u zhvilluan me datë 21 Qershor të vitit 2020. Siç e dimë në këto zgjedhje me mbështetjen e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, konkretish me angazhimin të drejëpërdrejtë dhe të pa rezervë të Ministirit për Punë të Jashtme dhe Evropë të Republikës së Shqipërisë z.Gent Cakaj, u bë e mundur që Shqiptarët e Luginës së Preshevës të dalin me një listë të përbashkët të qujtur “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e bashkuar”, ku pjesë e kësaj liste nuk ishte Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e udhëhequr nga z.Ragmi Mustafa.
Lista “ADSH”, tanimë i ka siguruar dy deputet në Parlamentin e Serbisë, e që gjasat janë të mëdha që të sigurojmë dhe ulësen e tretë. Nga kjo listë përfundimisht u vërtetua që faktori Shqipëtar në Luginë apo thën ndryshe numri i banorëve në këtë pjesë, pra Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është më i madh se 80.000 banorët. Kjo, duke u bazuar në faktin që vetëm në Komunë të Preshevës janë grumbulluar afër 20.000 vota, kurse në Komunen e Bujanocit afër 10.000 vota për listën e përbashkët shqipëtare.
Kur cipërisht analizohen këta numra i bie që vetëm në Komunën e Preshevës me të drejtë vote jetojnë mbi 42.000 qytetarë, ky numër është konfirmuar në listën votuese. Arsyeja që vendosa të shkruaj këtë kolumn për “ADSH – Lugina e bashkuar” është fakti që këta numra janë këmbana që duhet të tingëllojë për të gjithë qytetarët e veçanërisht për deputetët e ardhëshëm të cilët do të kenë mundësin që në Parlemntin Republikan do ti mbrojnë këto të dhëna, e të cilat janë të konfirmuara nga vetë Institcionet Shtetërore.
Është momenti kyç që tëpërzgjedhurit tanë, t’i drejtohen Ministrisë për Vetqeverisjes Lokale, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë për Punë të Brendshme e disa Institucioneve të tjera duke ia bërë të qartë përmes dëshmive konkrete që numri i shqiptarëve është më i madh se sa ata pretendojnë.
Ju, të zgjedhurit tanë duhet urgjentisht të kërkoni që Qeveria e Republikës së Serbisë të mos përdorë standard të dyfishta lidhur me numrin e banorëve, ku siç dihet në disa intitucione figurojmë me 5.600 banorë e diku tjetër 29.600 banorë. Ky numër i votuesve, mendoj që Ju obligon pahumbur kohë të kërkoni që: Stacioni Policor në Preshevë të kthehet në Administratë Policore, në Komunën e Preshevës të rikthehet “Gjykata Themelore”, në Komën e Preshevës të rikthehet Prokuroria Themelore, që Zyra e tatimit dhe Shërbimi Kadastral ti rikthehen Komunës së Preshevës me kompetenca të plota.
Të nderuar Deputet të Luginës, përmës kësaj letre dua të ju njoftoj juve dhe qytetarët e Luginës që me datë 25 Qershor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Serbi ka hap konkurs për dy Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Bujanoc, katër Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Vranjë dhe një Gjyqtar në Gjykatën për Kundërvajtje në Vranjë. Duke e pasur parasysh që në Rrethin e Pçinjës nacionaliteti shqipëtar përfshin 30 % – shin e populates së atij rajoni, besoj që do ta merreni seriozisht këtë lajm, dhe do të kërkoni që prej shtatë (7) gjyqtarëve të ardhëshëm, të emërohen së paku dy (2)gjyqtaë shqipëtar.

Mbes me Shpresë në Luginë !!
Gani Rashiti
CADD