Të fundit

Arifi: Veprimtaria jonë politike 5 vjeçare është rezultat i fillimit të punëve për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan

Kryetari i Alternativës për Ndryshim Shqiprim Arifi nëpërmjet në shkrimi ka deklaruar se veprimtaria politike pesë vjeçare është rezultat i fillimin të punëve në kufirim Miratoc – Llojan, përcjell Ministria e Lajmeve.

Shkrimi plotë i z.Arifi :

U tha, po bëhet! ?

Veprimtaria jonë politike pesë vjeçare, është udhëhequr nga një përkushtim dhe këmbëngulje e vazhdueshme për kauzën e progresit të qytetit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.

Sot, qëllimet tona kryesore kanë filluar të japin rezultate. Vendkalimi kufitar Miratoc – Llojan po hapet.

Paralelisht me premtimin për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan, ka pasur një angazhim të pafund e të gjatë prej shumë vitesh, i cili tashmë po merr formë, ashtu siç është premtuar pas çdo lobimi.

Në fund të vitit 2019, Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosën marrëveshjen dhe ratifikuan në parlamentet e tyre për vendosjen dhe funksionalizimin e këtij vendkalimi kufitar të përbashkët.

Në rrethanat e pandemisë, çështja për hapje kufijsh u stagnua në afat të pacaktuar, për t’u rifilluar si temë ditën e djeshme, ku Drejtoria Republikane për Prona publikoi kumtesën paraprake për datën e shpalljes së tenderit rreth planeve për shtatë vendkalime kufitare në Serbi, mes të cilave është edhe vendkalimi kufitar Miratoc-Llojan; vendkalim kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Tenderi planifikohet të shpallet më 9 maj të këtij viti, por që ka qenë i paraparë të shpallet në Prill-Maj të vitit 2020.

Banorët e Preshevës dhe Likovës dhe shpresa e tyre pothuajse e shuar, se ky vendkalim kufitar një ditë do të bëhet realitet, do të kenë fatin të dëshmojnë se projektet për të mirën e përbashkët kërkojnë kohë, durim dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Të gjitha partitë me kryesinë, antarët dhe aktivistët e tyre në facebook, të cilët ishin dhe ende pretendojnë të jenë cinikë; sot pas disa vitesh e morët përgjigjen, madje në formën më të mirë.

Ju shpifje e pallavra, ne Punë!

Selam nga haxhia?