Raporti i Muellerit: Nuk ka gjetur prova të konspiracionit Trump-Rusi
Raporti i këshilltarit special në SHBA, Robert Mueller rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-ës nuk ka gjetur prova për ndonjë konspiracion të vetëdijshëm midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre të ekipit zgjedhor të Trumpit, me Rusinë, është bërë e ditur nga detajet e publikuara të dielën.
Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr ka dorëzuar një përmbledhje të konkluzave të raportit tek krerët e Kongresit dhe mediet, të dielën pasdite, sipas kohës amerikane.
Ai e kishte pranuar raportin e Muellerit të premten, kur edhe ishin përmbyllur hetimet 22-muajshe rreth ndërhyrjes ruse në presidencialet amerikane të 2016-ës.
Në përmbledhjen e Barrit po ashtu shkruan se raporti i Muellerit nuk ka gjetur se presidenti Trump ka kryer ndonjë krim, kur është në pyetje pengimi i mundshëm i drejtësisë, por në të njëjtën kohë ai nuk shfajësohet.
“Ndonëse ky raport nuk konkludon se presidenti ka kryer krim, në të njëjtën kohë ai nuk e shfajëson atë”, citohet të ketë shkruar Muelleri në raport.FacebookTwitterGoogle+WhatsAppViber