Lajme

Ramiz Lladrovci jep detaje për kërcënimin, që mori më 21 janar

Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që mori kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Se është kërcënuar e konfirmoi edhe vetë Lladrovci. Ai tha se me 21 janar ka marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bën me qytetarët në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ai tha se kërcënimet që ka marrë, tashmë i ka deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre, shkruan Indeksonline.

Ai, gjithashtu tha se veprimet etjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse, të cilave u beson dhe falënderon për punën e angazhimin e tyre.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit të sotëm, të organizuar nga KDI me administratorët e fshatrave, lidhur me temën: Prioritetet e komunës së Drenasit për Investimet kapitale për vitin 2020, kam marrë shumë telefonata nga mediat.

Lidhur me interesimin e gazetarëve, rreth një kërcënimi kundër meje, jap sqarimin në vijim:

Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social.

Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre.

Veprimet e tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre.