Sporti

Ramadani ia sjell Kosovës të artën nga Azerbajxhani

Muhamet Ramadani ia ka sjellë Kosovës medaljen e artë nga Lojërat Olimpike Evropiane për të Rinj, Baku 2019.

Ai arriti të marrë të artën në Azerbajxhan në garën e hedhjes së gjyles pesë kilogramëshe.

Në garën e sotme, ai arriti ta hedhë atë në 19.75 metra, që mjaftoi për të marrë të artën.