Ramabaja: “Syrin e Popullit” e krijuan Thaçi e Veseli, po dëshmohet që shteti është kundër VV-së
I akuzuari në rastin e “Syrit të Popullit”, Sadri Ramabaja, ka thënë se kjo organizatë është e krijuar nga Shërbimi Informativ i Kosovës, nga presidenti Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në deklaratën e tij në seancën përfundimtare, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky proces tregon se “shteti është kundër Vetëvendosjes”.
Ai ka akuzuar presidentin Thaçi për shpifje në kohën kur kishte dhenë deklaratën e tij si dëshmitar në këtë proces. Procesin e ka quajtur të montuar politikisht e për motive hakmarrëse.
“‘Syri i Popullit’ është krijuar nga SHIK-u, nga Thaçi e Veseli të cilët në Kosovë më shumë njihen si klani ‘Pronto’. Intenca që ta lidhin me Vetëvendosjen tregon shumë. Unë me bindjen time mbetem socialdemokrat ashtu besoj se do të mbetet edhe Vetëvendosje. Ndërsa ky proces i cili u tha se është shteti kundër ‘Syrit të Popullit’ më shumë po del të jetë si shteti kundër Vetëvendosjes”, ka deklaruar ai, raporton KTV.