Shqipëri

Rama thotë se Kurti është politikani më intelektual në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se gaboi kur ofendoi biznesmenin shqiptar, Sali Kastrati.

“Deklarata e tij ‘po vij në shtetin e Kastriotit, e jo të Kastratit’ ishte shumë e mirë për vesh. Por ai nuk bëri mirë që e ofendoi një biznesmen shqiptar.

“Nuk duhet ta fyesh një sipërmarrës të madh”, shton ai.

Tutje ai thotë se kurrë nuk e ka quajtur Kurtin naiv, përkundër se kishte thënë se “ai fitoi një palë zgjedhje dhe i duket vetja zot i botës”

Albinin nuk e kam quajtur naiv, Kosova më intereson. Nuk futem në zgjedhje atje, por jam 100% shqiptar dhe e kam obligim. Do vijë koha kur do thoni se Rama ka të drejtë për Kosovën. Për momentin jam në petkun e tradhtarit”

“Është me intelektuali nga të gjithë ata që keni atje në Kosovë. Unë e kam vlerësuar gjithmonë si njëri intelektual”
“Por ai elementi folklorik është mënyra më dashamirë për të përcaktuar një fjali që nuk e thotë kurrë një kryeministër. Nuk bëjë më këso gabime kur të hyjë në vendime të zyre të kryeministrit. Ai do bëjë vendime të mëdha me largimin e taksës”, shton ai.