Shqipëri

Rama takim me Trudeaun, Kanadaja do i bashkohet Konferencës së Donatorëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij kanadez, Justin Trudeau, gjatë vizitës në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Kreu i qeverisë shqiptare bisedoi me kryeministrin kanadez rreth pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit si dhe për procesin e rindërtimit.

Nga ana tjetër, kryeministri kanadez, Trudeau pasi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave nga tërmeti konfirmoi pjesëmarrjen e vendit të tij në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.

Të dy kryeministrat theksuan po ashtu rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kanadasë./opinion.al/ministrialajmeve.com