Rama: Ta qaj hallin Sali me atë SMS që ke marrë. Berisha: Largimi yt nga pushteti, mesazhi absolut
Sapo kryetari i PD, Lulzim Basha ka përfunduar fjalën, opozita është larguar nga seanca. Në foltore është ngritur kryeministri Edi Rama, që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha me fjalët: Sali ta qaj hallin me atë mesazhin që ke marrë.
Më tej, Rama ka folur për shprehjen e përdorur nga Basha në Kuvend, që ka thënë: Mos pëllit ti aty… ti mos pëllit.
Rama: Shprehja e neveritshme e kryetarit të PD në foltore që iu drejtua zonjave në podiumin e qeverisë duke thënë me fjalë të pamenduara. Nuk kanë të paktën për disa kohë asnjë mundësi të hedhin baltë zero. Jemi krenarë për këtë që jemi, jemi hapur dhe kemi dhënë mundësi për të gjithë që të kenë një fuqi ndryshimi.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Berisha shkruan në rrjetet sociale se i vetmi mesazh që ka marrë sot, është largimi me çdo kusht i Ramës nga pushteti.
Reagimi i plotë i Berishës:
Mesazhi i vetem – Largimi me cdo kusht i Zograf Kristaq Rames!
Te dashur miq, sot tek po largoheshim nga parlamenti dhe po ju drejtohesha deputeteve kanabiste se jeni te denuar te degjoni nje veshegjate si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thene se: “nuk ke faj Sali se ke marre nje mesazh, ke marre nje mesazh”. Me kete rast dua t’ju siguroj ju dhe mbare shqiptaret se halli i vetem i kllounit halucinant eshte te kamufloje mesazhin absolutisht te vetem qe kam marre dhe marr cdo dite nga miq brenda dhe jashte vendit dhe qe eshte rrezimi me cdo kusht i Zografit Bis. Njeriut qe mbyti me droge Shqiperine dhe po perpiqet te copetoje Kosoven dhe regjimit te tij te kakistokracise, per çka sot mbetem me i perkushtuar se kurre! sb