Rama: Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën
Gjatë ditë së djeshme në Preshevë u mbajt Panairi i Parë i Librit Shqip dhe spektakli i madh në Shtëpinë e Kulturës në mbështetje të Qeverisë së Shqipërisë.
Me këtë rast është prononcuar edhe kryeministri Edi Rama i cili është zotuar në mbështetje të shumë projekteve për Preshevën
Postimi i Edi Ramës:
📚📖🇦🇱Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare🤝✍️
Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundesojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie🤝