Rama paralajmëron mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka paralajmëruar mediumet që t’i verifikojnë informacionet; përndryshe do të detyrohet ta bëjë atë që nuk e rrok imagjinata.
Sipas tij, kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit dhe jo për rrena, njofton Klan Kosova.
“Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot televizone dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar”.
“Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së një pjese të madhe të sferës suaj”.