Shqipëri

Rama nxjerr videon ku policia spanjolle gjuan njerëzit: Zgjidhni e merrni

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Spanja, duke u shprehur se në këtë vend, ditën e djeshme çdo katër minuta kishte një viktimë nga koronavirusi.

Krahas videos ku duket policia spanjolle teksa godet me shkopa gome qytetarët , Rama shkruan se duhet të zgjidhni e të merrni, se forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top.

Mesazhi i Ramës:

? KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

? O NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR!…

? ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË?