Rama kundërshton vendimin e Metës: Më 30 qershor do ketë zgjedhje, nuk janë as të presidentit as të partive
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.
AI ka thënë se zgjedhjet do të mbahen, pasi që sipas tij, zgjedhjet nuk janë as të partive dhe as të presidentit.
“Mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye të vetme. Për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, por marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin dot dhe as reformën dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje sepse zgjedhjet nuk janë as të partive dhe as të presidentit”, ka thënë Rama.