Shqipëri

Rama: Kosova më në fund bëri gjënë e duhur në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për takimin e Kurtit në Bruksel me zyrtarët Evropianë. i cili ka thënë se Kosova ka bërë gjënë e duhur.

Sipas Ramës, me këtë veprim Kosova ndodhet në pozicion më të mirë, teksa shtoi se është koha që Serbia të bëjë të njëjtën gjë.

“Urtësia e popullit shqiptarë, dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë”, shkroi Rama.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare. Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën”.