Rama: Javën tjetër e gjithë Shqipëria karantinë, lajmi i mirë është…
Në komunikimin e tij të radhës me publikun, kryeministri Rama bëri të ditur se nga java e ardhshme e gjithë Shqipëria do të jetë në karantinë.
“Të martën kufiri i blinduar do të njehësohet me kufirin e Shqipërisë”, tha ai.
Kryeministri u shpreh entuziast për faktin se mbi 1 mij mjekë dhe infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për tu ardhur në ndihmë bluzave të bardha. Ai theskoi se mjekët do të përfitojnë bonus 1 mij euro në rrogën e tyre cdo muaj për sa kohë të zgjasë kjo situatë. E njejta gjë nënvizoi Rama vlen dhe për ata mjekë e infermierë që janë vetëofruar. Ai bëri gjithshtu me dije se administrata nesër do të jetë pushim.
“Nesër administrata është pushim, do ishte sido qoftë pushim meqë Dita e Verës ishte të shtunën. Do të vazhdojë edhe për ata që nuk janëpjesë e detyrave esenciale. Të tjerët do të jenë në punë siç do të jenë në punë edhe kompanitë jetike për kompanitë prodhuese. Lajmi i mirë është se deri tani i janë përgjigjur thirrjes 467 mjekë. E përsëris që të gjithë mjekët dhe infermierët që paga e marsit do të jetë me një bonus prej 1 mijë eurosh. Ky bonus do t’u jepet edhe gjithë vullnetarëve që do të thirren në front. Është më e pakta që mund të bëjmë.
Java që vjen dhe tjetra pas saj do të vijë me numra të rritur. Dikush i quante dy javët e ngritjes së furtunës prandaj duhet të jemi të përgatitur për rastet që priten të shtohen pa asnjë dyshim.
Nuk më lejohet të mos ju them të vërtetën, aq më tepër kur lidhet me ju dhe familjet tuaja. Duhet ta dimë të vërtetën, ta pranojmë siç është dhe të jetojmë me të.
Sot hyn në fuqi akti normativ me forcën e ligjit që përcakton masat speciale, duke përcaktuar detyrime ligjore që ndihmojnë popullin. Reagimi juaj ka qenë fantastik deri më tani. Në këtë rast, jemi shumë larg gjysmës dhe prandaj çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri. Qeveria po punon me të gjitha forcat që të përgatistim çdo skenar. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që mund të kenë vështirësi të paparashikuara dhe ju lutem të na e bëjnë hallall që nuk i parashikojmë dot” tha Rama /Opinion.al