Rama hesht për përgjimet, kërcënon opozitën: Nëse pengoni zgjedhjet do t’ju tregojmë ligjin!
Kryeministri Edi Rama ka heshtuar edhe në ditën e dytë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”.
Në një takim me banorët e Cërrikut, në kuadër të dushatës elektorale, Rama kërcënoi opozitën që nëse do të pengojnë procesin e votimeve në 30 qershor të gjithë do të përballen me ligjin.
Edi Rama: Ne deri në fund do t’ju tregojmë të gjithëve ligjin. Do t’ju themi me dashamirësi që të informohen për çdo krim zgjedhor, që nga më i vogli deri tek më i madhi, për këdo që guxon ti dali para një qytetari të zakonshëm, që do të shkojë të votojë. Për këdo që guxon të futet në qendër votimi dhe të pengojë, lere më për këdo që guxon të shkojë t’i bjerë me kokë murit, ligji është shembullor.
Por përveçse ligji të çon prapa hekurave këtu, ata nuk kanë për të dalë dot më nga Shqipëria, sepse ata nuk kanë për t’i lënë të futet në kufijtë e Bashkimit Europian.
Tani a ka llogari kjo punë, që të shkosh pas berihait dhe të përfundosh i izoluar për gjithë jetën edhe sa herë të shkosh në një check in të të dali emri aty me atë pullën e kuqe, kthehu mbrapa se je kriminel.
Bëhet kjo? Kjo s’bëhet as për ideal, se i bie se tradhëton vendin tënd e ti biesh vetes dhe as për para, sado të të japin.
Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Po flas për Europën jo për Amerikën se atje jo vetë, por asnjë anëtar i familjes nuk shkel më, nëse ti klasifikohesh i kriminel zgjedhjesh për krime që i ka kodi penal i Republikës së Shqipërisë, që janë votuar me konsensus kur këta ishin në qeveri dhe ne kemi dhënë votën tonë kur ishim në opozitë.