Kryesore

Rama e Thaçi mesazh Luginës për zgjedhjet parlamentare

Ditën e nesërme zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, ku partitë shqiptare do të garojnë të bashkuar në listën Lugina e Bashkuar.

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më masive të shqiptarëve në votime, duke u shprehur se bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve.

“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”, shkruan Rama.

Gjithashtu edhe Presidenti i Republikës së Kosovës edhe një herë ka apeluar që shqiptarët e Luginës së Preshevës sa më masivisht të votojnë Listën e partive shqiptare „Shqiptarët e Bashkuar“ për zgjedhjet parlamentare.