Rama e çon Vucicin, Djukanovicin e Zaevin në Durrës për të parë dëmet e tërmetit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dërguar në Durrës presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për të parë dëmet nga tërmeti i shkaktuar me 26 nëntor.
Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës kanë mbërritur Edi Rama, Zoran Zaev, Milo Djukanovic dhe Aleksandar Vucic.
Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë po shohin nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.
E gjithë zona përreth është rrethuar nga forca të shumta policore.
Zaev, Djukanovic dhe Vuçiç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Shengenit Ballkanik”.
Kujtojmë se nga tërmeti i shkaktuar me 26 nëntor të vdekur mbetën 52 persona, të lënduar mbi 900 persona, kurse tërmeti shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale./