Lajme

Rahim Salihu- Lajmi ”përleshje fizike” në kabinetin e kryetarit, është i pavërtetë

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Rahim Salihu, ka reaguar ndaj lajmit të rrejshëm të publikuar në disa mediume lokale dhe ato nga Kosova, mbi “përleshjen fizike” në kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanocit, është i pavërtetë.

Salihu, ketë reagim, e ka bërë nëpërmjet një shkrimi në facebook, ku ka shkruar:

“Lajmi i publikuar nga disa portale për “përleshje fizike” në kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanocit është i pavërtetë.

I kuptojmë lëshimet profesionale, por kur së paku nuk kontaktohet as burimi parësor, ku pretendohet se ka ndodhur ngjarja raportuese, kjo flet ose për amatorizëm profesional, ose për qëllime tendencioze dhe shpifëse.

Shprehim mirënjohjen tonë për ata gazetarë të cilët dëshmuan profesionalizmin e tyre, duke kontaktuar edhe kabinetin e kryetarit të Komunës, lidhur me këtë lajm të rremë.

Inkurajojmë edhe gazetarët e tjerë që t’i zbatojnë rregullat themelore profesionale të gazetarisë.

Mos për tjetër, së paku për hirë të profesionit që kanë përzgjedhur.