Të fundit

Ragmi Mustafa uron rizgjedhjen e Edi Rames kryeministër i Shqipërisë👇

Telegram urimi

E uroj nga zemra, mikun tim të çmuar dhe të Luginës së Preshevës, kryeministrin e Republikës së Shqiprisë z.Edi Rama, për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare.

Ju shpreh mirënjohjen, më të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, që keni treguar ndaj Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj, në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar si popull.

Republika e Shqipërisë është shteti ynë amë, dhe jam i bindur, që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdoj dhe në të ardhmen, në përmbushjen e qëllimeve dhe vizioneve tona të përbashkëta. Shpreh bindjen time, më të thellë se me gjithë përkushtimin tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore, që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë, të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore të votuesëve tuaj, madje dhe gjithë shqiptarëve në tërësi.

Duke ju përgëzuar edhe njëherë, ju dëshiroj fat dhe shumë suksese në punën e mëtutjeshme tuajën dhe Partisë Socialiste që ka treguar e vazhdon të tregoj se është lokomotivë e proceseve të mëdha politike e kombëtare në të mirë të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë ata.
Krejt në fund, z.Rama, në cilësinë e zv. kryetarit të Komunës së Preshevës dhe kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, në Luginë të Preshevës ju uroj shumë shëndet e suksese në mandatin e katërt.

Miqësisht e vëllazërisht,
RM