Të fundit

Ragmi Mustafa uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet lokale në Shqipëri

Kreu i PDSh-së Ragmi Mustafa nëpërmjet një postimi uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e fundit bashkiake që janë mbajtur në Shqipëri.

Urimi i plotë i Mustafës :

I dashuri kryetar: Edi Rama,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare , të ju përgëzoj për ngadhënjimin e partisë Tuaj në zgjedhjet Vendore në Republiken e Shqipëris.
Kjo fitore shpreh qartë mbështetjen e qytetarëve Shqiptar ndaj vizionit dhe lidershipit tuaj dhe përkrahjen e tyre ndaj hapave të guximshëm që keni ndërmarrë për vite me radhë, duke garantuar fuqinë ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit tuaj.
Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që keni treguar ndaj Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar.

  Republika e Shqipëris është shteti Ynë amë. Jam i bindur që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdoj dhe në të ardhmen, në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta.

Shprehë bindjen time më të thellë se me gjithë përkushtimin Tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore të votuesëve Tuaj, madje dhe gjithë shqiptarëve në tërësi.

Duke Ju përgëzuar edhe njëherë, Ju dëshiroj fat dhe shumë suksese në punën e mëtutjeshme Tuajën dhe Partis Socialiste.
Në fund, z.Rama, shumë shëndet e suksese Juve.
RM