Ragmi Mustafa: Serbia po bën spastrim etnik në Luginë të Preshevës (Video)
Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës është realiteti me të cilën përballen çdo ditë shqiptarët aty.
Kryetari i partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa flet për këtë realitet në Balkan Talks në Euronews Albania.
“Përveç pasivizimit të adresave është ngritur kërkesa në Interpolin ndërkombëtar për marrjen e letërnjoftimeve apo pasaportave që akoma nuk kanë skaduar. Pa këto dokumente shqiptarët nuk njihen si qytetarë në trojet e tyre autoktone. Ky është një spastrim makabër i qeverisë së Beogradit”, u shpreh ai.
Partia Demokratike Shqiptare është duke mbledhur informacione për marrjen e dokumenteve që po i bëhet shqiptarëve.
“Janë dhjetëra raste që i janë marrë dokumentet dhe po mbledhim informacione për këtë. Ne do ngremë zërin në këtë drejtim para ambasadorëve, por nuk e kuptoj si mund ta pranojë këtë kërkesë Interpoli ndërkombëtar,”- tregon z. Mustafa.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa tregon se spastrimi etnik ka përfunduar në Medvegjë dhe po vazhdon në Bujanovc e Preshevë.
“Spastrimin etnik të shqiptarëve e ka nisur Beogradi dhe ky spastrimi po ndodh vetëm në komunat shqiptare. Fillimisht ka nisur në Medvegjë dhe kanë arritur që ta pastrojnë Medvegjën nga shqiptarët. Në Medvegjë nuk kanë ngelur më shumë se 400 shqiptarë nga 3700 që ka pasur në vitin 2001. Tani po vazhdojnë në Bujanovc dhe Preshevë”, shprehet
Për më shumë mund ta ndiqni intervistën e z.Mustafës