Ragmi Mustafa: Ne e kemi obligim që amanetin tuaj ta jetësojmë plotësisht..
Kreu i PDSH’s Ragmi Mustafa kujton 14 majin- Dita e Dëshmorëve të UÇPMB-së.
“Kalojnë vite por kujtimi për ju mbetet i freskët në mendjet tona, në kujtesën tonë historike, ju fituat pavdekësinë ndërsa Ne e kemi obligim që amanetin tuaj ta jetësojmë plotësisht”- ka shkruar Mustafa në profilin e tij zyrtarë në facebook.
Postimi i plotë :
14 Maji- Dita e Dëshmorëve të UÇPMB-së
I kujtojmë me nderim dëshmorët dhe nuk ua harrojmë idealin.E veteranëve iu premtojmë se do ta mbajmë luftën të pastër dhe ashtu do t´ia përcjellim gjeneratave të ardhme, sepse ideali i asaj lufte është themeli politik i jetës sonë.
Kalojnë vite por kujtimi për ju mbetet i freskët në mendjet tona, në kujtesën tonë historike, ju fituat pavdekësinë ndërsa Ne e kemi obligim që amanetin tuaj ta jetësojmë plotësisht…
Pushoni të qetë, vepra dhe lavdia e juaj do mbetet në mendjet dhe zemrat e brezave që do vijnë përjetësisht.
Lavdi dëshmorëve të Kombit!????
RM.