SportiTenis

Rafael Nadal kundër Novak Djokovic, finale spektakolare në Roland Garros

Janë mësuar dy finalistët e këtij edicioni në Roland Garros, atje ku Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të luftojnë për trofeun e këtij edicioni.

Nadal mundi Schwartzman në tre sete, kurse Djokovicit iu deshën pesë për të mposhtur Tsitsipas: ata do të takohen në finalen e Roland Garros të Dielën, dhe spanjolli mund të barzohet me Federer me 20 Grand Slams të fituar.

Më pak se një muaj më parë, më 19 shtator, Nadal ra në çerekfinalet e Rome Open. Zërat më pesimistë shpejt thanë se spanjolli ishte jashtë formës, jashtë ritmit, se Roland Garros do të ishte një dështim dhe se tenisti nuk do të ishte në gjendje të luftonte me kundërshtarët më të kërkuar. Në atë kohë, Diego Schwartzman ishte ai që eliminoi Nadalin. Këtë të Premte, ishte Diego Schwartzman që Nadal duhej të eliminonte për të arritur në finalen e Roland Garros.

Tenisti spanjoll arriti në gjysmëfinale pasi la pas Gerasimov, McDonald, Travaglia, Korda dhe Sinner. Dhe ishte fitorja në çerekfinale, ndaj këtij të fundit, që i dha finalen e madhe.

Ndeshja e ditës së dielë pritet të jetë spektakoalre sepse do të përballen dy tenistët më në formë momentalisht, mbetet të shihet se cili do të jetë fituesi i këtij ediconi./g.blic