Qytetari i kërkon falje Bahtirit për ‘tollovinë’ në tubimin e LVV-së në Mitrovicë
Qytetari Berat Pllana i ka kërkuar falje kryetarit Agim Bahtiri për incidentin e krijuar në Mitrovicë gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje, të shtunën e javws sw kaluar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Pllana duke thënë se nuk ka qenë qëllimi i tij të shkaktoj ndonjë̈ telashe.
“Sot kam ardhur te kryetari për t’i kërkuar falje për nervozën që ia kam shkaktuar atë ditë. Nuk ka qenë qëllimi im të shkaktoj ndonjë telashe. Kërkova nga kryetari që ta përcjell këtë kërkim-falje edhe te presidentja Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti. Dhe, gjithashtu ju kërkoj falje gjithë pjesëmarrësve që kanë qenë në tubim, sepse nuk ka qenë qëllim imi të prishet tubimi”, ka shkruar Pllana në rrjetin social “Facebook”, duke bashkangjitur edhe një fotografi të tij me Bahtirin.
Më 30 janar, në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Iliridë të Mitrovicës Jugore, qytetari Berat Pllana tentoi disa herë ta marrë fjalën për, siç tha ai, t’ua parashtrojë disa pyetje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
Ndaj tij kishte reaguar ashpër kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e që në disa video dëgjohet edhe duke sharë.
Për këtë akt, edhe Bahtiri ka kërkuar falje.