Lajme

Qytetarët serbë ngrihen kundër muralit të Ratko Mlladiqit, xhandarmeria i del në mbrojtje

Shumë qytetarë serbë janë mbledhur para një murali të dënuarit për gjenocid, Ratko Mlladiqit në Beograd. Murali tani po mbrohet nga ana e xhandarmërisë serbe, ndërkohë që disa orë më parë u sulmua aktivistja Aida Çoroviq, pasi ajo hodhi vezë mbi një mural me imazhin e kriminelit Mlladiq.


“Xhandarmëria ia mban grafitin kriminelit të luftës dhe nuk na lejon të kalojmë ne qytetarët”, shkruan aktivisti Marko Mihailoviq në Twitter dhe tregon pamjet e policëve serbë që janë mbledhur aty.

Shumë aktivistë janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë për të protestuar ndaj arrestimit të Aida Çoroviq.