Qytetarët e Serbisë që kthehen në Gjermani duhen të posedojnë PCR-testin
Qeveria e Republikës së Serbisë njoftoi sot se të gjithë shtetasit serbë të cilët kanë një qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Republikën Federale të Gjermanisë dhe i kalojnë pushimet e tyre në Serbi u kërkohet të kenë një PCR negativ ose një test të shpejtë negativ antigjen të lëshuar nga një laborator referimi në Serbi para se të kthehen në Gjermani.
Përndryshe, ata nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në Republikën Federale të Gjermanisë.
Kjo masë zbatohet në mënyrë të barabartë për trafikun tokësor dhe ajror, që do të thotë se në aeroporte kur kontrollohen udhëtarët dhe në pikat kufitare në dalje nga Serbia, do të kërkohet rezultati i një PCR të çertifikuar ose testit të shpejtë të antigjenit, të cilat nuk janë më të vjetra se 48 orë.
Kjo masë vlen vetëm për shtetasit që kthehen në Republikën Federale të Gjermanisë.