Qosja: Qeveria e Vetëvendosjes do ta shërojë Kosovën nga zhvatësit e pasurive shoqërore
Akademiku Rexhep Qosja ka kërkuar që sa më parë të arrihet bashkëqeverisja Vetëvendosje – LDK, ndërsa këtë bashkim e ka krahasuar me marrëveshjen e treshes antifashiste e përbërë prej përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Rusveltit, prej përfaqësuesit të Bashkimit Sovjetik, Josif Visarionoviç Xhugashvilli – Stalinit dhe prej përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, Uinston Çerçilit.
“Vetëvendosja është parti e veçantë në Kosovë sot: është e veçantë me përbërjen e saj; e veçantë me programin e saj; e veçantë me politikën e saj dhe e veçantë me qëllimet që dëshiron të sendërtojë Qeveria e kryesuar prej saj në Kosovën e hallakatur, të hallakatur në pikëpamje organizuese, në pikëpamje ekonomike, në pikëpamje financiare, në pikëpamje arsimore, në pikëpamje kulturore, në pikëpamje gjykatore, në pikëpamje etike e në pikëpamje të tjera!” ka shkruar Qosja.
TRESHJA JONË POLITIKE Duke dëgjuar e duke shikuar se çka po bëhet, çka po shkruhet e çka po deklarohet për Qeverinë e…
Posted by Rexhep Qosja on Субота, 01. фебруар 2020.