Opinione

Qeverisja Teknike-Zgjidhja më e mirë për të dalur nga kriza politike?

Në këtë krize institucionale, të krijuar veçanërisht nga doreheqja e këshilltarës të APN-ës -znj.Fetanete, por dhe nga kriza socio-ekonomike e krijuar veçanërisht nga viti 2015 e tutje, është eminente që të gjindet një zgjidhje për të dal nga kjo krizë që ka kapluar vendin tonë.

Politizimi i skajshëm i institucioneve, militantizmi e nepotizmi i tepruar, mos zhvillimi ekonomik, dështimet mbi hapjen e premtuar të fabrikave, pra mos realizimi i premtimeve madhore,kontrolli mediatik, shpërdarja pa kriter e parasë publike…etj, janë një sërë arsyesh që ndoshta dhe vet keshilltarja APN ka dhënë doreheqje.

Atëherë, për të dalur nga kjo krizë nga problemet e lartpermendura vendi ka nevoj për unitet të këshilltarëve në Kuvendin Komunal. Kuvendi Komunal përbëhet prej 38 këshilltarëve , gjë që është mundesia e krijimit të një qeverisje lokale teknike, që do të ishte ndoshta zgjedhja më e mirë dhe më e drejt.

Për shkak se vet ligji nuk lejon që Kryetari i Komunës së Preshevës të jetë person teknik,por person politik, do te ishte e udhes që si udhëheqës teknik i kesaj qeverisje te jet njeri nga këshilltarët më kredibilitet më të lartë njerzor e profesional , duke përjashtuar këtu që të gjithë lideret aktual të mos jenë udhëheqës të kësaj qeverie teknike që propozojmë.

Si pjesë e qeverisjes teknike, do të planifikohej që Këshilli Komunal aktual të shkarkohet dhe që të gjithë prej tyre të zëvendësohen me anëtarë ekskluzivisht profesional, me kredibilitet në popull e që vendimet ti mernin bashkarisht. Kuvendi Komunal të kishte rol vetem te aprovimet e vendimeve të Këshillit Teknik profesional komunal.