LajmeTë fundit

Qeveria shqiptare mbështetjeje shtesë financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptarë në Serbi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, përmes llogarisë së tij zyrtare në FB, ka bërë të ditur se Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Keshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

Ky është postimi i plotë i tij:

Edhe një informacion tepër i vyer e shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Keshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

Ky vendim i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi.