Të fundit

Qeveria ndau 1.1 milionë euro për Luginën, Bislimi: Përkrahje për 953 familje

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike ku ka marrë tri vendime.

Një nga tri vendimet është ndarja e 1 milion e 108 mijë eurove për mbështetjen e të gjitha familjeve shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilat në mënyrë aktive merren me bujqësi.

Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se bëhet fjalë për mbështetjen e 953 familjeve.

“Mbledhja e fundit e qeverisë solli edhe ndarjen e 1,108,529 eurove për Luginën e Preshevës, në përkrahje të shqiptarëve që merren në mënyrë aktive me bujqësi, përkatësisht 953 familjeve, dhe financimin për programet për avancimin dhe socializimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, sipas thirrjeve së Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar Bislimi në Facebook.