Qeveria Hoti shkarkon bordet e përkohshme të ndërmarrjeve publike të emëruara nga Kurti
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: KRU “Prishtina”, Ndërmarjes Pubnlike Qendrore NPH “Ibër-Lepenc”, KEK-ut dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren, borde që ishin emëruar nga Qeveria Kurti.
Qeveria ka njoftuar në komunikatë e dërguar sot për media, për vendimet e marra.
Po ashtu Qeveria e Kosovës ka emëruar edhe bordet e Përkohshme në këto ndërmarrje. Labinot Dedushi është emëruar në krye të KRU “Prishtinës”, ndërsa drejtorë janë emëruar edhe Agim Miftari, Arlind Haziri e Linda Spahiu. Marigona Handija është emëruar në krye të NPH “Ibër-Lepenci”, ndërsa drejtorë janë emëruar Enver Rrustemi, Dejan Radojkoviq dhe Aferdita Llumnica.
Në krye të KEK-ut është emëruar Hysen Fazliu, e drejtorë Egzon Berisha, Petrit Ibraj e Fatime Grajçevci.
E në krye të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Zambeze Guraziu, derisa drejtorë janë emëruar Edmond Hoxha Mirzet Xhogoviq dhe Agron Shala.
Mbledhja e Qeverisë është mbajtur në formë elektronike pasi kryeministri Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.