Të fundit

Qeveria e Serbisë konkurs për subvensione subjekteve ekonomike në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (dokumentacioni)

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka shpallur konkurs për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2021, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Konkursi i plotë i publikuar në ueb-faqen e Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë: 

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Me Ligjin mbi Buxhetin e Republikës së Serbisë për vitin 2021 (“Gazeta Zyrtare e RS-ës”, numër 149/2020) – në nenin 8, paragrafi 2, pjesa e 3 – Qeveria; Kapitulli 3.12 – Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; Programi 1501 – Zhvillimi i komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; Funksioni 110 – Organet egzekutive dhe ligjëvënëse, punët financiare dhe fiskale dhe punët e jashtmë; Aktiviteti programor 0001 – Zhvillimi infrastructural dhe ekonomik, Klasifikimi ekonomik 454 – Subvensionet për kompanitë private, janë dedikuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 40.000.000,00 dinarëve.

Vlera e dedikuar ndahet për subjektet ekonomike në komunën e Preshevës në vlerë prej 15.400.000,00 dinarë, në komunën e Bujanocit në vlerë prej 16.600.000,00 dinarë dhe në komunën e Medvegjës në vlerë prej 8.000.000,00 dinarë.

Po nëse nuk ka projekte të mjaftueshme për financim në një komunë, fondet do të transferohen dhe përdoren për zbatimin e projekteve në dy komunat e tjera, sipas radhitjes në përputhje me pikat e arritura në rang listë.

Po nëse asnjë projekt nga një komunë nuk i plotëson kushtet për marrjen e subvensioneve, konkursi do të përsëritet në atë komunë.

Mjetet janë të parapara për këto masa:

  1. për Masën I, përkatësisht për bashkëfinancimin e projekteve të sipërmarrësve të cilët kanë për tendencë rritjen dhe punësimet e reja.
  2. për Masën II, gjegjësisht projektet e shoqërive të vogla ekonimike në përputhje me Rregulloren mbi Rregullat për Ndarjen e Ndihmës Shtetërore („Gazeta Zyrtare e RS-ës, nr. 13/10, 100/11, 91/12, 37/13, 97/13, 119/14 dhe 23/21 – rregullores tjetër), dhe në përputhje me Ligjin mbi Kontabilitet („Gazeta Zyrtare e RS-ës“ numër 73/19) klasifikohen në kompani mikro dhe të vogla (në tekstin e mëtejmë: kompani mikro dhe të vogla), të cilat kanë tendencë për rritje dhe punësime të reja.

Me programin e masave mbi ndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për subvension për subjektet ekonomike në pronësi private për vitin 2021, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Programi) përcaktohen qëllimet, masat, mënyra e realizimit dhe monitorimi i realizimit të Programit.

Programin e realizon Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Shërbimi i Trupit Koordinues), në bashkëpunim me vetqeverisjet lokalet dhe zyrat për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

II. QËLLIMET

Qëllim i përgjithshëm i Programit është mbështetja në zhvillimin e potencialeve ekonomike në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe rritja e prodhimit të subjekteve ekonomike mikro dhe të vogla dhe sipërmarrësve.

Qëllimet specifike që duhet të arrihen përmes zbatimit të masave janë:

1) mbështetje për përmirësimin e prodhimit dhe konkurrencës së kompanive mikro dhe të vogla, sipërmarrësve me qëllim rritjen e rritjes ekonomike dhe punësimit;

2) mbështetje për zhvillimin e kompanive mikro dhe të vogla dhe sipërmarrësve në mënyrë që të përdorin në mënyrë të qëndrueshme potencialet natyrore dhe të krijuara për zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit;

3) fuqizimi i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla dhe sipërmarrësve për lidhje më efikase në tregun lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar;

4) rritja e rritjes së kompanive mikro dhe të vogla, përmirësimi i konkurrencës në tregjet e vendit dhe të huaja dhe përmirësimi i prodhimit të destinuar për eksport ose zëvendësim të importit. 

III. INDIKATORËT PËR MONITORIMIN E REALIZIMIT (ARRITJES) SË QËLLIMEVE

Zbatimi i programit do të monitorohet përmes treguesve për arritjen e qëllimeve të listuara në Kapitullin II:

1) Ulja e papunësisë totale në komuna (burimi i verifikimit: Enti Republikan i  Statistikave – Sondazhi i Fuqisë Punëtore) – do të vlerësohet në lidhje me situatën ekzistuese; Analiza e uljes së papunësisë duhet të përfshijë gjithashtu luhatjet e popullatës në lidhje me migrimin e jashtëm dhe të brendshëm, dhe sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Enti Republikan i  Statistikave,

2) Rritja e punësimit të përgjithshëm nëpër komunat (burimi i verifikimit: Enti Republikan i  Statistikave) – do të vlerësohet në lidhje me situatën ekzistuese; burimi: Sondazhi i Fuqisë Punëotore dhe gjendja e punësimit sipas sektorëve),

3) Krijimi i të paktën 30 vendeve të reja të punës me të gjithë përfituesit e fondeve të subvencionuara (burimi i verifikimit: Fondi për Sigurim Pensionale dhe Invalidor)

4) Rritja e investimeve të realizuara në asete fikse nga komunat do të vlerësohet në lidhje me situatën ekzistuese vetëm në fushat në të cilat janë alokuar fondet (burimi i verifikimit: Enti Republikan i  Statistikave) 

IV. Masat

Programi përbëhet nga masat e mëposhtme:

  1. Masa I për bashkëfinancimin e projekteve të sipërmarrësve të cilët kanë për tendencë rritjen dhe punësimet e reja.
  2. Masa II për bashkëfinancimin e projeteve të kompanive mikro dhe të vogla, të cilat kanë tendencë për rritje dhe punësime të reja.

Qëllimi i programit është financimi i pajisjeve/makinave për shfrytëzuesit nga pika 1.2 e Programit. 

1.1. Qëllimi i masave

Qëllimi i Masës I dhe Masës II është të mbështesë investimet për hapjen e kapaciteteve të reja prodhuese, zgjerimin e atyre ekzistuese, përmirësimin e prodhimit, shërbimet e prodhimit dhe konkurrencën e kompanive mikro dhe të vogla, sipërmarrësve me qëllim të rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit; rritjen e kapacitetit të prodhimit, zhvillimin e produkteve të reja dhe rritjen e prodhimit të më shumë vlerës së shtuar neto; forcimi i kompanive mikro dhe të vogla, sipërmarrësve për lidhje më efikase në tregun lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar; rritjen e kapacitetit të prodhimit, për eksport ose zëvendësim të importit, përmirësimin e efikasitetit të energjisë në prodhim, gjegjësisht uljen e konsumit të energjisë për njësi të produktit. 

1.2. Shfrytëzuesit e mjeteve të pakthyeshme

Të drejtë për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme kanë subjektet ekonomike, të regjistruara në Agjensionin për Regjistra Ekonomik, edhe atë:

1) subjektet juridike të kategorizuara si ndërmarrje mikro dhe të vogla;

2) sipërmarrësit;

të cilët janë të regjistruara në fushën e prodhimit dhe të shërbimeve në sektorët A – bujqësi, V – miniera, C – industri prodhuese, D – furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, E – furnizimin me ujë, menaxhim të ujërave të zeza, kontrollin e procesit heqjen e mbeturinave dhe si aktivitetet e ngjajshme dhe F – ndërtimtari (sipas klasifikimit të veprimtarive në përputhje me Rregulloren mbi Klasifikimin e Veprimtarive (“Gazeta Zyrtare e RS-ës”, nr 54/10)) dhe në faqen e internetit të Institutit Republikan për Statistika (www.stat.gov.rs) dhe të cilat kanë seli në territoret e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përjashtimisht, mjetet mund të ndahen edhe në sektorin G – kur përveç tregëtisë në të madhe dhe të vogël, sipërmarrjet në afarizmin e tyre kanë edhe veprimtarinë prodhuese, dhe me këtë rast është e nevojshme të dërëzohen fotografitë e repartit të prodhimit, makinave egzistuese apo mekanizmit si dhe kartelave të mjeteve themelore për ato, 3 fatura për mallin e dorëzuar apo punimet nga periudha e mëparshme.

Në sektorin G mjetet nuk mund të përdoren drejtpërdrejtë për tregëtinë komerciale, siç është prokurimi i pajisjeve të mjeteve të transportit për objektet komerciale dhe të tilla.


1.3. Dedikimi i mjeteve të pakthyeshme

Mjetet e pakthyeshme janë të dedikuara për subjektet ekonomike kryesisht për blerjen e pajisjeve/makinave për aktivitetet projektuese në fushën e prodhimit dhe shërbimeve prodhuese të theksuara në pikën 1.2 të Programit.

Parashtruesit e kërkesave të propozim projekteve (në tekstin e mëtejshëm: aplikimeve) mund të arrijnë të drejtë për bashkëfinancim të aktiviteteve projektuese.

Masa I

Mjetet e dedikuara për Masën I arrijnë vlerën prej 15.000.000,00 dinarëve, ndërsa do t`i shpërndahen komunave në përpjesëtim me përqindjen e shpërndarjes së fondeve totale për këtë qëllim në këto komuna.

Mjetet eventuale të pashpenzuara nga Masa I do të shpërndahen në Masën II.

Mjetet e dedikuara për Masën II arrijnë vlerën e 25.000.000,00 dinarëve, ndërsa do t`i ndahen komunave në përpjestim me përqindjen e ndarjes së mjeteve të përgjithshme për këtë qëllim në këto komuna.

Mjetet e të dyja masave ndahen:

a) për blerjen e pajisjeve me qëllim të rritjes së kapacitetit të prodhimit ekzistues, rritjes së produktivitetit dhe cilësisë ose sigurimit të një faze më të lartë të përpunimit të produktit që kontribuon në uljen e konsumit të energjisë për njësi të produktit;

b) për blerjen e pajisjeve për nevojat e prodhimit të një produkti të ri, rritjen e mundësive të eksportit, përkatësisht zëvendësimin e importit ose zgjerimin e tregut të shitjeve ose përmirësimin e pozicionimit të tregut, i cili kontribuon në uljen e konsumit të energjisë për njësi të produktit;

c) për prokurimin e pajisjeve për realizimin e shërbimeve të regjistruara në sektorët A deri në F dhe G të Klasifikimit të Veprimtarive (prezantimi në internet i Enti Republikan për Statistika, www.stat.gov.rs) i cili kontribuon në uljen e konsumit të energjisë për njësi të produktit.

ç) për blerjen e pajisjeve me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe kapacitetit të fermave të qumështit dhe fermave të prodhimit të mishit dhe që kontribuon në uljen e konsumit të energjisë për njësi të produktit;

d) për blerjen e plantacioneve shumëvjeçare për zgjerimin e zonave nën prodhimin e të korrave;

dh) për blerjen e pajisjeve dhe makinerive bujqësore për rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së frutave, perimeve dhe prodhimeve të tjera bimore, me një shkallë të lartë të efikasitetit të energjisë, kur është e justifikuar ekonomikisht.

Mjetet e pakthyeshme nuk janë të dedikuara për:

1) aktivitetet dhe projektet për të cilat tashmë është aprovuar një formë e ndihmës shtetërore;

2) mjetet e përhershme qarkulluese;

3) projektet e amviserive bujqësore individuale të regjistruara;

4) projekte që kanë të bëjnë me partitë politike;

5) projekte që kanë lidhje me:

a. industrinë e duhanit;

b. prodhimin e pijeve alkoolike të distiluara;

c. basteve dhe lojërave të fatit;

d. armatim dhe municion;

  1. kryerjen e shërbimeve të regjistruara në sektorët G – të tregëtisë me shumicë dhe pakicë, riparimin e automjeteve motorike dhe motoçikletave; H – komunikacion dhe magazinim; I-shërbimet e akomodimit dhe shërbimet ushqimore; J-informim dhe komunikim; K- veprimtari financiare dhe të sigurimit; L- bizneseve me pasuri të patundshme; M- veprimtari profesionale, shkencore, inovatore dhe teknike;  N – veprimtari të shërbimit administrativ dhe ndihmës; O- administratë shtetërore dhe mbrojtje; sigurimi social të detyrueshëm; P- arsim; Q – mbrojtja shëndetësore dhe mbrojtja sociale; R – art; argëtim dhe rekreacion; S – veprimtari të tjera shërbyese; T – veprimtarinë e ekonomisë familjare si punëdhënës; veprimtarinë e familjeve që prodhojnë mallra dhe shërbime për nevojat e tyre; U – veprimtaritë e organizatave dhe trupave eksterritoriale në Klasifikimin e Veprimtarive (prezantimi në faqen e internetit të Entit Republikan të Statistikave, www.stat.gov.rs).

    Vërejtje: mundësi të jashtëzakonshme për ndarjen e mjeteve edhe në sektorin G – kur përveç tregëtisë në të madhe dhe të vogël, sipërmarrjet në afarizmin e tyre kanë edhe veprimtarinë prodhuese, dhe me këtë rast është e nevojshme të dërëzohen fotografitë e repartit të prodhimit, makinave egzistuese apo mekanizmit si dhe kartelave të mjeteve themelore për ato, 3 fatura për mallin e dorëzuar apo punimet nga periudha e mëparshme. 

1.4. Kushtet për marrjen e fondeve

Të drejtë në shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme kanë bartësit e aplikacioneve të cilat i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

а) kushtet themelore

  1. ta kenë dorëzuar formularin e plotësuar të aplikimit të Shërbimit të Trupit Koordinues me dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me këtë program dhe konkursin e publikuar;
  2. që për të njëjtat qëllime nuk kanë përdorur fonde inkurajuse që vijnë nga buxheti i Republikës së Serbisë, buxheti i vetëqeverisjes lokale ose organizatave donatore;
  3. të kenë të siguruar fondet e tyre për bashkëfinancimin e projektit (shlyerjen e detyrimeve nga fondet individuale për blerjen e pajisjeve me anë të lëshimit ose kompensimit nuk është e lejuar);
  4. të kenë të shlyera detyrimet në bazë të tatimit dhe kontributeve;
  5. të kenë të shlyera të gjitha detyrimet në bazë të taksave lokale;
  6. të jenë në pronësi shumicë private;
  7. të jenë të regjistruar në Agjensinë për Regjistrat e Bizneseve; që brenda një viti para paraqitjes së kërkesës, nuk iu është shqiptuar masa e plotëfuqishme e ndalimit të kryerjes së veprimtarisë;
  8. të ekzistojë dhe veprojë për të paktën dy vjet në territorin e komunave të Preshevës, Bujanocit ose Medvegjës – që selia e ndërmarrjes duhet të jetë në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc ose Medvegjë të paktën nga viti 2019 (të ketë raporte financiare mbi veprimtarinë për dy vitet e fundit – 2019 dhe 2020);
  9. që deri në ditën e paraqitjes së kërkesës të kenë të paktën dy të punësuar për një periudhë të pacaktuar kohore (vërtetim është formulari i aplikimit M4 dhe/ose MA);
  10. që llogaria e parashtruesit të kërkesës nuk është bllokadë në periudhën prej 1 janarit 2021;
  11. që ndaj tyre nuk është nisur procedurë e falimentimit apo procedurë e likuidimit;
  12. që nuk janë në vështirësi, ndërsa sipas definicionit të mëposhtëm:

Subjekti ekonomik në vështirësi është subjekti ekonomik që nuk është në gjendje të parandalojë humbjet nga fondet e veta, fondet e pronarëve/aksionarëve të tij ose të besuarëve ose fondet nga burimet e tjera në treg, dhe të cilat pa intervenimin e shtetit, për një kohë të shkurtë dhe të mesme do të rrezikojë mbijetesën e tij.

Subjekti ekonomik është në vështirësi:

– nëse përgjegjësia për borxhet e tij është e kufizuar dhe ai ka humbur më shumë se gjysmën e kapitalit themelor, nga të cilat mbi një të katërtën e kapitalit themelor e ka humbur në 12 muajt e fundit;

– nëse të paktën një person në mënyrë të pakufizuar përgjigjet ndaj borxheve të tij dhe raportet financiare tregojnë se kapitali i tij është zvogëluar për më shumë se gjysma, nga të cilat më shumë se një e katërta e kapitalit është humbur në 12 muajt e fundit;

– nëse plotëson kushtet për hapjen e një procedure falimentimi.

Subjekti ekonomik është në vështirësi edhe nëse asnjë nga kushtet e përmendura në paragrafin 1 të kësaj pike nuk është plotësuar, nëse ka shenja të dukshme se është në vështirësi, si rritja e humbjeve, reduktimi i të ardhurave totale, rritja e stoqeve, kapaciteti i tepërt, zvogëlimi i rrjedhave të mjeteve monetare , rritja e borxhit, rritja e kostove të interesit dhe rënia ose nulta neto e vlerës së pronës. Në kushtet më të vështira është një subjekt biznesi i cili është i paaftë për të paguar (insolvent) ose ndaj të cilit është hapur procedura e falimentimit.

b) kushtet specifike

Një subjekt ekonomik nga territori i një komune mund të paraqesë maksimum një paraqitje  për financimin e propozim projektit.

Me rastin e dorëzimit të paraqitjes, selia qendrore e subjektit ekonomik duhet të jetë në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit ose Medvegjës së paku nga viti 2019.

Subjektet afariste që kanë marrë fonde në konkursin e shpallur në bazë të Programit të masave për ndarjen dhe përdorimin e fondeve për subvencione për kompanitë private në vitin 2018. 2019 dhe 2020 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për këtë konkurs. Përndryshe, paraqitja e tyre do të refuzohet si të palejauara.

Subjektet e ekonomike që kanë marrë mjete të pakthyeshme për subvencionet në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues të vitit 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016, kanë të drejtë të aplikojnë për konkursin e v.2021.

Me rastin përzgjedhjes së paraqitjeve , në rast se kanë të njejtin numër të poenave, përparsi do t`i jepet subjekteve ekonomike që nuk kanë marrë mjete të pakthyeshme për subvensione në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues.

Aplikacionet e subjekteve ekonimike kundër të cilit udhëhiqet procedurë gjyqësore  për mospërmbushjem të detyrimeve sipas Kontratës me Shërbimin e Trupit Koordinues Trupi të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mbi ndarjen e subvencioneve në bazë të konkurseve të mëparshme, do të refuzohen si të palejuara. 

1.5.  Kuadri financiar

Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të kostove (përjashtuar taksën e vlerës së shtuar) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3, për ndërmarrjet mikro dhe të vogla dhe sipërmarrësit.

Kostot nuk përfshijnë taksën e vlerës së shtuar, pagesa e së cilës është përgjegjësia e vet aplikuesit.

Grantet jepen në përputhje me qëllimin e fondeve të përmendura në pikën 1.3, si vijon:

a) Sipërmarrësit aplikojnë për alokimin e fondeve sipas kritereve të mëposhtme:

1. Sipërmarrësit që nuk kanë detyrimin të mbajnë libra biznesi (paushallët) mund të aplikojnë për fonde në shumën maksimale deri në 2.000.000,00 dinarë. E rëndësishme për ndarjen është mesatarja e të ardhurave neto të realizuara në periudhën e dy viteve të kaluara, në shumën e dyfishtë të fondeve të kërkuara.

2. Sipërmarrësit që mbajnë librat e biznesit nën sistemin e kontabilitetit me dy hyrje mund të aplikojnë deri në shumën maksimale 3.000.000,00 dinarë në të njëjtat kushte si sipërmarrësit me tatim paushall, me kusht që përveç dyfishit të shumës së të ardhurave ata mund të kenë dyfishin e vlerës së pasurive të pashkruara gjegjësisht të mjeteve të përhershme.

b) ndërmarrjet mikro dhe të vogla dhe sipërmarrësit nga fusha e industrisë së përpunimit, industrisë së ndërtimit, industrisë së riciklimit, të cilat janë kryesisht të angazhuara në prodhim, aplikojnë për ndihmë financiare në shumën maksimale:

1) në vlerën deri në 3.000.000,00 dinarë, pa taksë mbi vlerën e shtuar, për projektet për blerjen e pajisjeve me qëllim të rritjes së kapacitetit të prodhimit ekzistues, rritjes së produktivitetit dhe cilësisë ose sigurimin e një faze më të lartë të përpunimit të produktit;

2) në vlerë deri në 3.000.000,00 dinarë, pa përfshirë taksën e vlerës së shtuar, për projektet për blerjen e pajisjeve për prodhimin e produkteve të reja, produkte me vlerë të shtuar bruto më të lartë, rritje të mundësive të eksportit, gjegjësisht zëvendësimin e eksportit ose zgjerimin e tregut të shitjeve ose përmirësimin e pozicionimit të tregut , prokurimi i pajisjeve për prodhimin e paketimit të produkteve të reja ose paketimit të produkteve të reja, prokurimi i pajisjeve për zbatimin e shërbimeve të regjistruara në sektorët A deri F (G) të Klasifikimit të Veprimtarive.

Subjektet afariste janë të detyruara të financojnë shumën e mbetur të fondeve nga burimet e tyre, nga fondet që nuk vijnë nga buxheti i Republikës së Serbisë, nga buxheti i vetëqeverisjes lokale ose organizatave donatore. Fondet individuale për projekte të bashkëfinancimit duhet të sigurohen në të holla. Shlyerja e detyrimeve nga fondet e veta për blerjen e pajisjeve me cesion ose kompensim nuk është e lejuar. Shuma e ndihmës së pakthyeshme të aprovuar nuk mund të jetë më e vogël se 300.000,00 dinarë, pa tatimin e vlerës së shtuar.

Fondet do të përdoren në mënyrë që Shërbimi i Trupit Koordinues të bëjë pagesa direkte me profaturë tek furnizuesi ose furnitori, i zgjedhur nga shfrytëzuesi i fondeve.

Fondet për realizimin e masës nuk mund të përdoren për: detyrimet e prapambetura në bazë të takasve dhe tatimeve, kredive dhe kësteve për shlyerjen e kredisë; kostot e garancioneve, polisat e sigurimit, intereset, kostot e operacioneve bankare, trajnimet, çertifikimi i produkteve, diferencat e kursit të këmbimit; kostot doganore dhe administrative, kreditimi i palëve të treta, shërbimet e këshillimit, kostot e hartimit të propozimeve të projektit dhe mbledhja e dokumenteve për të aplikuar për konkurs, kostot e transportimit të pajisjeve, kostot e ekspertizës, trajnimin e punonjësve dhe shërbimeve të tjera të lidhura me projektin.

Investimet fillestare dhe vendet e reja të krijuara të punës në lidhje me këto investime duhet të jetësohen në të njëjtën zonë, përkatësisht rajon, për të paktën tre vjet pas përfundimit të projektit. 

1.6 Mënyra dhe dinamika e transferit të mjeteve të miratuara

Fondet e grantit të aprovuar do të paguhen në llogarinë e furnizuesit, përkatësisht furnitorit të zgjedhur nga përfituesi.

Përdoruesi i fondeve dhe furnitori gjegjësisht furnizuesi janë të detyruar të japin një kambial të vetme boshe në dobi të Shërbimit të Trupit Koordinues për shumën e fondeve të marra, me autorizimin e kambialit.

Tek pajisjet e importuara, furnitori i huaj është i obliguar që të siguroj garancionin bankar në dobi të Shërbimit të Trupit Koordinues. 

1.7. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në ftesën publike

Dokumentacioni i cili dorëzohet me rastin e parashtrimit të kërkesës:

  1. Formulari i plotësuar në mënyrë të rregullt, i vulosur dhe i nënshkruar – Formulari numër 1A apo 1B;
  2.  Deklaratë me shkrim e nënshkruar dhe e vulosur për pranimin e kushteve për ndarjen e fondeve – Formulari numër 2;
  3. Lista e regjistrimit të mjeteve themelore më datë 31 dhjetor v.2020;
  4. Formulari i plotësuar, nënshkruar dhe vërtetuar i kostos së projektit me strukturën bashkëfinancuese të parashtruesit të Paraqitjes, duke treguar burimet e fondeve për bashkëfinancimin e projektit – Formulari nr. 3;
  5. Aryetim me të cilin shpjegon se si pajisjet e blera do të kontribuojnë në reduktimin e konsumit të energjisë për njësi të prodhimit dhe të cilat detyrimisht duhen të përmbajnë:
  6. Në rast të ndërrimit të pajisjeve egzistuese:

    – karakteristikat teknike të pajisjes së re që është lëndë e prokurimit, si dhe atyre ekzistuese me të dhënat e detyrueshme për konsumin e energjisë për njësi të prodhimit ose në baza vjetore dhe numrin e orëve të punës gjatë vitit;

    – nëse pajisja shënohet me një klasë ose me disa etiketa të tjera të efikasitetit të energjisë, është e detyrueshme të tregohen të dhënat për pajisjet ekzistuese dhe të reja;

    – masat e avansimit të efikasitetit të energjisë në prodhim të cilat do të merren së bashku me instalimin e pajisjeve të reja;
  7. Në rast instalimi të pajisjeve të reja;

    – karakteristikat teknike të pajisjeve të reja që janë subjekt i prokurimit, me të dhënat e kërkuara për konsumin e energjisë për njësi të produktit ose për çdo vit dhe numrin e orëve të punës gjatë vitit;

    – nëse pajisja shënohet me një klasë ose me ndonjë etiketë tjetër të efiçencës së energjisë, është e detyrueshme të sigurohet informacioni;

    – masat për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në prodhimin që do të ndërmerren me instalimin e pajisjeve të reja;
  8. Vendimi i parashtruesit të kërkesës mbi furnitorin e zgjedhur, gjegjësisht  furnizuesit me arsyetim dhe profakturë.

    Dokumentacioni i cili sigurohet në përputhje me nenin 9 dhe 103 të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare e RS-ës”, numër 18/16 dhe 95/18 – interpretim autentik):
  1. Vërtetimi nga Agjencia e Regjistrit të Bizneseve;
  2. Akti  i Themelimit të parashtruesit së kërkesës (origjinali ose fotokopja e vërtetuar);
  3. Raportet vjetore financiare për vitin 2019 dhe 2020 (bilanci gjendjes, bilanci i të ardhurave dhe shtojca statistikore) të vërtetuara nga kontabilisti dhe përfaqësuesi ligjor i subjektit ekonomik me listën e regjistrimit të mjeteve themelore në ditën 31 dhjetor v.2020; (për sipërmarrësit të cilët udhëheqin kontabilitet të thjeshtë nuk dorëzohet bilanci i gjendjes)
  4. Formulari i paraqitjes  M4 dhe/ose MA për punonjësit,
  5. Vërtetimin origjinal i degës kompetente të Administratës Tatimore se aplikanti ka shlyer të gjitha detyrimet për tatimet dhe kontributet që përfundojnë me datën e publikimit të ftesës publike;
  6. Vërtetimin origjinal e organit kompetent të vetëqeverisjes lokale që aplikanti ka shlyer të gjitha obligimet ndaj vetëqeverisjes lokale që përfundojnë me datën e publikimit të ftesës publike;
  7. Vërtetimin origjinal të organit kompetent që personit juridik në vitin e fundit para publikimit të ftesës publike nuk iu është shqiptuar një masë e plotëfuqishme e ndalimit të kryerjes së veprimtarisë – i lëshuar pas shpalljes së konkursit;
  8. Vërtetimi i Bankës Kombëtare të Serbisë se llogaria e aplikantit nuk është i bllokuar që nga 1 janari 2021 – i lëshuar pas shpalljes së konkursit;
  9. Vërtetimi i Agjencisë së Regjistrit të Bizneseve ose gjykatës kompetente që kundër tyre nuk është iniciuar procedura e falimentimit ose likuidimit, të lëshuara pas shpalljes së konkursit; 

1.8. Mënyra e publikimit të konkursit dhe përzgjedhja e aplikimeve

Pas miratimit të këtij Programi, Shërbimi i Trupit Koordinues do të shpallë konkurs. Konkursi do të publikohet në faqen e internetit të Shërbimit të Trupit Koordinues (www.kt.gov.rs), në faqet e internetit të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në faqet e internetit të zyrave për zhvillimin ekonomik lokal në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është minimum 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit dhe fillon ditën e parë pas shpalljes së konkursit.

Aplikantët do t’i paraqesin aplikimet me dokumentacionin e nevojshëm në Shërbimin e Trupit Koordinues në Beograd. Ndihma teknike për përgatitjen e dokumentacionit për aplikantët do të ofrohet nga zyrat lokale të zhvillimit ekonomik.

Përmbushja e kushteve të Programit dhe konkursi për dhënien e granteve përcaktohet nga Komisioni, i cili formohet me vendim të drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues.

Komisioni përbëhet nga përfaqësues të Shërbimit të Trupit Koordinues, ministritë përkatëse, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe ekspertë të pavarur ekonomikë.

Çdo aplikim vlerësohet në bazë të kritereve për vlerësimin e aplikacioneve dhe përpilohet rang lista në bazë të numrit të pikëve në përputhje me kriteret.

Nëse më shumë aplikime kanë të njëjtin numër pikësh, përparësi do t’u jepet aplikacioneve në të cilat numri i punonjësve të rinj të planifikuar është më i lartë.

Komisioni mund të kryejë verifikim shtesë të dokumentacionit të paraqitur dhe të kërkojë informata shtesë gjatë vlerësimit dhe përzgjedhjes së aplikacioneve (p.sh. verifikimi i çmimeve të tregut të pajisjeve që do të blihen), por vetëm për aplikantët që kanë përmbushur kushtet formale të Programit dhe konkursit. Vetëm aplikimet e plota dhe në kohë do të merren parasysh. 

1.9. Mënyra e paraqitjes

Parashtruesit, paraqitjet e tyre të plotësuara në mënyrë precise dhe të saktë dhe së bashku me dokumentacionin përcjellës duhet t`ia dorëzojnë Shërbimit të Trupit Koordinues personalisht apo me postë rekomanduese në adresën: Bulevar Mihaila Pupina 2, 11 070 Novi Beograd.

Paraqitjet dorëzohen në zarfin e mbyllur dhe të vulosur me shënimin „Prijava za konkurs – za sredstva za subvencije privatnim preduzećima u 2020. godini u opštinama Preševo, Bujanovac i Medveđa, sa napomenom „NE OTVARATI PRE ISTEKA ROKA“, me emrin e plotë dhe adresën e dërguesit në pjesën mbrapa të zarfit.

Paraqitjet të cilat nuk dorëzohen sipas mënyrës së paraparë të lartëpërmendur nuk do të shqyrtohen. 

1.10. Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes së paraqitjeve për financim

Shikimin, kontrollimin e rregullësisë formale, vlerësimin e aplikacioneve e realizon Komisioni.

Vlerësimi i aplikacioneve që plotësojnë kërkesat formale të renditura në pikën 1.7, Komisioni kryen sipas kritereve vijuese: lëvizja e të ardhurave nga shitja e produkteve / shërbimeve të prodhimit, punësimi, tregjet e shitjeve të produkteve, investimet, ndikimi i aktiviteteve për të rritur konkurrencën, kontributi i prokurimit në efikasitetin e energjisë, treguesit financiarë të biznesit , mundësitë e bashkëfinancimit, rritja e punësimit dhe se a ka qenë subjekti ekonomik tashmë përfitues i fondeve për subvencione të Shërbimit të Trupit Koordinues.

Kriteret e përcaktuara për shënimin e aplikacioneve janë të rregulluara në detaje në formularin “Kriteret për vlerësimin e aplikacioneve”.

Të gjitha aplikimet që plotësojnë kushtet formale dhe të tjera, dhe sipas kritereve të përcaktuara në formular, Komisioni do të notojë me pikë, rangoj dhe sjellë vendim mbi përzgjedhjejen e tyre.

Fondet do të aprovohen në bazë të rang listës, e cila përcaktohet në bazë të numrit të caktuar të pikëve, derisa fondet e alokuara për këtë qëllim të jenë harxhuar.

Numri maksimal i pikëve që një aplikim që mund të arrihet sipas kritereve të përcaktuara është 105. 

Kriteret e eliminimit për vlerësimin e aplikacioneve:

– që subjekti ekonomik nuk i plotëson kushtet themelore të përcaktuara në pikën. 1.2. dhe 1.4. të Programit;

– që aktiviteti i propozuar nuk është në përputhje me aktivitetet që janë objekt i Programit.

Subjekti ekonomik i cili është i pakënaqur me Vendimin për përzgjedhjen e kërkesave ka të drejtë ankese brenda 15 ditëve nga dita e dorëzimit të Vendimit. 

1.11. Nënshkrimi i kontratës

Shërbimi i Trupit Koordinues, pas skadimit të afatit për ankesa dhe pas zgjidhjes së ankesave të paraqitura, do t’i ftojë aplikantët e përzgjedhur, me furnitorët e zgjedhur, të nënshkruajnë kontratat mbi shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme.

Subjektet afariste të cilave janë miratuar fondet (përdoruesit e fondeve) dhe nuk kanë nënshkruar kontratë me Shërbimin e Trupit Koordinues, do të konsiderohet se kanë hequr dorë nga fondet e alokuara.

Në këtë rast, Shërbimi i Trupit Koordinues do të ftojë subjektin e parë ekonomik vijues në rang listë për të nënshkruar kontratën.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të nënshkruajë një kontratë tre-palëshe, me përdoruesit e fondeve dhe furnitorëve gjegjësisht furznizuesit të cilët i kanë zgjedhur.

Data e lidhjes së kontratës konsiderohet të jetë data kur kontrata nënshkruhet nga një person i autorizuar i Shërbimit të Trupit Koordinues dhe kur është protokoluar në Shërbimin e Trupit Koordinues.

Aktiviteti për të cilin janë aprovuar fondet, si dhe të gjitha pagesat në lidhje me zbatimin e tij, duhet të fillojnë pas nënshkrimit të kontratës dhe të përfundojnë brenda gjashtë muajve nga dita e lidhjes së kontratës.

Të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e ndërsjella në lidhje me përdorimin e granteve rregullohen me një kontratë të lidhur nga Shërbimi i Trupit Koordinues, përdoruesi i fondeve dhe furnizuesi gjegjësisht furnitori i pajisjeve. Kontrata përmban në veçanti shumën e caktuar për përfituesin, qëllimet për të cilat janë alokuar fondet, mënyrën e transferimit të grantit dhe detyrimin e përfituesit për kthimin e buxhetit në përputhje me kontratën, detyrimin e furnizuesit për të dorëzuar pajisjet sipas profaktuarës së lëshuar, si dhe detyrimin e përdoruesit dhe furnizuesit ose furnitorit për të kryer të gjitha aktivitetet brenda gjashtë muajve nga data e lidhjes së kontratës.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës me Shërbimin e Trupit Koordinues, përdoruesi i fondeve dhe furnizuesi i pajisjeve janë të detyruar të bashkangjisin: kambialin dhe kambialin e autorizuar dhe një kërkesë për evidentimin e kambialit, si dhe një garanci bankare të lëshuar në mënyrë të rregullt në dobi të Shërbimit Trupit Koordinues (nëse furnizuesi është një person juridik i huaj).

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, furnizuesi, përkatësisht furnitori, është i detyruar të paraqesë vërtetimin origjinal të Agjencisë për Regjistra Ekonomik për subjektet ekonomike vendase, përkatësisht një organ tjetër kompetent për subjektet e huaja ekonomike, se ndaj tyre nuk janë inicuar procedurat e likuidimit ose të falimentimit. Vërtetitimi duhet të lëshohet pas shpalljes së konkursit.

Përfituesi i mjeteve gjithashtu është i detyruar të paraqesë një kërkesë për pagesa të fondeve në Shërbimet e Trupit Koordinues.

Dokumentacioni që përfituesi do të paraqesë pas implementimit të projekteve / aktiviteteve gjithashtu përcaktohet me kontratë. 

1.12. Monitorimi i realizimit të projekteve

Në afat jo më vonë se dy muaj pas skadimit të afatit për përmbushjen e detyrimeve kontraktore, Komisioni për kontrollin e zbatimit të projektit, i formuar me vendim të u.d të Shërbimit të Trupit Koordinues, do të kontrollojë të gjitha aktivitetet e projektit.

Me atë rast, përdoruesi i fondeve është i detyruar t’i paraqesë të gjithë dokumentet para anëtarëve të Komisionit për kontrollin e zbatimit të projektit, si vijon:

  1. listën e regjistrimit të mjeteve themelore më datë 31 dhjetor v.2020;
  2. llogarinë origjinale me fletë ngarkesën,  dëshminë mbi pagesën e realizuar (çertifikatën mbi qarkullim sipas llogarisë) kontratat dhe dokumente të tjera përkatëse;
  3. origjinali i formularëve MA, kontratat e punës, me qëllim përcaktimin e arritjes së objektivave të programit në lidhje me punësimin e ri, pra krijimin e vendeve të reja të punës.

Nëse në procedurën e kontrollit dyshohet se ka ndonjë parregullsi në lidhje me blerjen e pajisjeve dhe aktiviteteve të tjera të projektit, Komisioni për kontrollin e zbatimit të projektit do të informojë Administratën Tatimore, Ministrinë për Punë të Brendshme dhe autoritete të tjera kompetente.

Për të vërtetuar parregullsitë në lidhje me prokurimin dhe vlerën e pajisjeve, Shërbimi i Trupit Koordinues gjithashtu mund të punësojë ekspertë gjyqësor. Nëse vërtetohet se ka pasur abuzim, kostot e ekspertizës do të bien në barrë të subjektit afarist, të cilit i`u janë alokuar fondet. Në atë rast, subjekti ekonomik është i detyruar t’i kthejë fondet e marra Shërbimit të Trupit Koordinues.

Përfituesi është i detyruar që t`i mundësojë Shërbimit të Trupit Koordinues dhe Komisionit  për kontrollim të ndihmës shtetërore, në mënyrë që të monitorojë përdorimin e fondeve, të mbikëqyrë zbatimin e veprimtarive inovative në çdo fazë, duke kontrolluar zbatimin e projektit dhe shqyrtimi në dokumentacionin financiar në çdo kohë.

Përdoruesi i fondeve është gjithmonë i detyruar që të vendos në shqyrtim dokumentet e afarizimit dhe të mundësojë kontrollin dhe monitorimin e zbatimit të kontratës tek përfaqësuesit e qeverive lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe me kërkesë të Shërbimit të Trupit Koordinues ato t`ia dërgojë komunave kur tregohet nevoja. 

V. MËNYRA E REALIZIMIT TË PROGRAMIT

Pas miratimit, ky program dhe konkurs për paraqitjen e aplikacioneve do të publikohet në faqen e internetit të Trupit Koordinues dhe faqet e internetit të qeverive lokale dhe zyrave për zhvillimin ekonomik lokal të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Këtë Program e realizon Shërbimi i Trupit Koordinues me qëllim për t`i ofruar mbështetje kompanive private në përputhje me mjetet e ndara në bazë të Ligjit mbi Buxhetin e Republikës së Serbisë për vitin 2021 (“Gazeta Zyrtare e RS-ës”, numër 149/2020 – në nenin 8, paragrafi 2, pjesa e 3 – Qeveria; Kapitulli 3.12 – Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; Funksioni 110 – Organet egzekutive dhe ligjëvënëse, punët financiare dhe fiskale dhe punët e jashtmë; Aktiviteti programor 0001 – Zhvillimi infrastructural dhe ekonomik, Klasifikimi ekonomik 454 – Subvensionet për kompanitë private, janë dedikuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 40.000.000,00 dinarëve.

Pas realizimit të Programit, Shërbimi i Trupit Koordinues për këtë do të dorëzoj raport për të vlerësuar efektet e mjeteve të ndara.

http://www.kt.gov.rs/media/test/press/konkurs-za-subvencije-2021-alb.docx