Qeveria e Kosovës shkarkon Bordin e Telekomit!
Qeveria e Kosovës ka votuar sot në mbledhje të qeverisë për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Telekomit.
Kjo u bë me propozim të Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit.
Ajo tha se ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare derisa kërkoi veprimin e menjëhershëm të qeverisë.
“Ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare ndodhet në prag të falimentimit duke rrezikuar shërbimet, pronën publike. Si ministre përgjegjëse konstatoj veprimin e qeverisë. Shkarkohet bordi i drejtorëve i ndërmarrjes Publike të Telekomit, shfuqizohen vendimet e 29 marsit”, tha Hajdari, derisa dha edhe arsyet se pse duhet të shkarkohen.
“Nuk kanë përmbushur planin e biznesit, Qeveria ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat, Drejtorët e tashëm kanë lejuar shpenzime të tepërta. Rezoluta e Kuvendit kërkon shkarkimin e drejtorëve”, ka thënë ajo.