Qeveria e Kosovës s’dëgjohet në veri të Mitrovicës, dita e pazarit grumbullon shumë njerëz
Qeveria e Kosovës të premten mori një varg masash me qëllim të ndalë trendin e rritjes së infektimeve me koronavirus.
Për të gjithë territorin e Republikës u ndalua veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë, njofton Klan Kosova.
Por, përkundër këtyre masave, qytetarët në veri të Mitrovicës nuk e prishën terezinë në ditën e pazarit të tyre.
Një numër i madh i tyre dolën sikur zakonisht të bëjnë tregti afër urës së Ibrit, pa u penguar nga institucionet.
Dëshmitarët thanë për klankosova.tv se po ashtu edhe shumë lokale të gastronimisë janë të hapura dhe po funksionojnë normalisht.