Qeveria e Kosovës paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë
Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia.
Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë.
Statistikat tregojnë se për dy muaj vlera e mallrave të importuara nga ky shtet është rreth 29 milionë euro. Ndërkaq, janë eksportuar në Serbi mallra në vlerë 2.7 milionë euro, raporton koha.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës thotë se reciprociteti gradual tregtar me Serbinë është duke u zbatuar.
Sipas ekzekutivit, ka pasur edhe raste kur është tentuar të futet mall në Kosovë, duke iu referuar Kosovës jo me emrin e saj kushtetues.
Ndërkohë, një vendim të ri për reciprocitetin Qeveria në detyrë paralajmëron më 15 qershor.