Të fundit

Qent endacak në Preshevë po rrezikojn qytetarët

Sot në orët e hershme të mëngjesit në Preshevë Valmira Murtezi është sulmuar nga disa qen endacak.
Valmira ka bërë të ditur se ka marrë lëndime trupore përderisa kishte vrapuar dhe kërcyer mbi një mur të shtëpisë. Plagët e saja janë të dukshme dhe të publikuara edhe përmes fotografive.
Valmira tani e shokuar nga ankthi që kishte përjetuar sot përmes rrjetit social apelon qytetarët të kenë kujdes. Ndërsa drejtuesit e pushtetit lokal të marrin masa për parandalimin e rrezikshmërisë qytetare nga qentë endacak.