KryesoreLajme

Qëndresa Sadiku nga Kosova është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Komunës së Glattbrug-ut, në Cyrih të Zvicrës

Politikanja 24 vjeçare me prejardhje nga Kosova, Qëndresa Sadriu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Komunës së Glattbrug-ut, në Zvicër, teksa njëherësh është edhe deputetja e parë shqiptare në Kantonin Zyrihut të Zvicrës.

Qëndresa Sadriu është pjesë e Partisë Socialdemokrate, teksa me profesion është asistente dentale, e ka kohë që ka bërë emër si aktiviste shoqërore dhe politike.

Ajo më herët është zgjedhur asambliste në qytetin e Opfikonit të Kantonit të Cyrihut, ku ishte edhe kryetare e Asamblesë në këtë qytet.Prioritet i saj është shkollimi i të rinjve, barazia gjinore dhe angazhimin për të pastrehët.