Lajme

Qartet Shkumbin Demaliaj: Sekretareshat e MSH-së mbanin këmbët mbi tavolina, s’pati plan anti Covid !

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka ftuar partitë politike në Kuvend të merren me serizitet me çështjen e pandemisë.

Ai thekson se ka patur një deklaratë tmerruese nga ministri Zemaj i cili nuk ka gjetur asnjë plan për Covid 19 në Ministri.

“Ishte tmerruese një deklaratë e ministrit Zemaj. Nuk kanë gjet asnjë plan në zyrë për Covid 19. Kur aty në atë ministri kanë dalë edhe sekretaresha me këmbë përpjetë. Pandemia është në lugun e saj me të madh, jemi ba Covid politik. I kisha lut edhe kolegët ta trajtojmë temën më shumë serizitet për qytetarët. Kemi kolegë të infektum, na skemi ba test, ndoshta jemi imunizu edhe spo i ndjejmë edhe sipmtomat” tha Demaliaj raporton gazetblic.