PVD nis me grumbullimin e nënshkrimeve për elektorë, fton anëtarësinë për mbështetje
Përmes një postimii në facebook, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët e subjetit që drejton për dhënien e nënshkrimeve përkrahëse për elektorë.
“Jemi në fazën e grumbullimit të nënshkrimeve përkrahëse për elektorë për zgjedhjet për Këshill nacional. Si gjithë herë kemi nevojë për përkrahjen tuaj.
Grumbullimi i nënshkrimeve organizohet në zyret tona në Preshevë dhe Bujanoc.
Në Preshevë prej orës 11:00 deri 17:00,
Në Bujanoc prej orës 12:00 deri 18:00,
Ju mirëpresim në bashkëpunim” – thuhet në postimin e kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi.
Ndryshe, zgjedhjet me elektorë, kanë rezultuar pas moskrijimit të shumicës së re në Këshillit Kombëtar Shqiptar, kur katër partitë shqiptare, nuk mbështetën fituesin e zgjedhjeve, Ragmi Mustafin e PVD-së.
Zjedhjet me elektorë, do të mbahen më 7 maj, nga ku pritet të krijohet shumica e re e KKSh-së.